Transmetuar më 09-09-2015, 18:21

Vetëm 400 gramë tritol. Kaq vlen jeta e njeriut në Shqipëri.

Pohimin e dhimbshëm, por të bazuar, e bën familja e të ndjerit Skerdilajd Konomi i cili sot mbushi katër vjet që u nda nga jeta në një atentat të frikshëm dhe tipik mafioz në qendër të qytetit të Vlorës kur makina e tij u hodh në erë në lëvizje duke e vrarë në vend.

“Katër vjet dhe askush nuk na ka bindur që jeta e njeriut që kërkon të drejtën e tij vlen më shumë se 400 gramë tritol në këtë vend”, – pohojnë faktin, familjarët e Konomit, sot me rastin e katërvjetorit të ngjarjes së tmerrshme.

E në 4-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, Unioni i Gjyqtarëve iu bën thirrje autoriteteve të zbulojnë e të nxjerrin autorët para Drejtësisë.

Kryetari i Unionit, Gert Hoxha, thotë se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një version hetimor për vrasjen e Konomit. Sipas Hoxhës, sulmi ndaj gjyqtarit Konomi, ende përcjell frikë te gjyqtarët. /noa.al/ 

Julian Sinanaj rrëfehet për vrasjen e gjyqtarit Konomi, u porosit nga Durrësi

I ekzekutuar në mes të Vlorës, 1 vit nga vdekja e Skerdilajd Konomit

Një vit nga vdekja e Skerdilajd Konomit, gjyqtarët: Të hidhet dritë

Atentati ndaj gjyqtarit Konomi, Nishani: I dhamë prova Prokurorisë

Familja e Skerdilajd Konomit: Po na zvarrisin hipotekimin e pronave në Hamallaj

Letër e familjes Konomi: Të rivendoset drejtësia

Ekzekutimi i Konomit, ministri Halimi: Të flasë Prokuroria

Letër e Hapur nga familja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd