
Durrës, 9 shtator 2015, NOA.al- Një “përleshje” fizike dhe psikologjike vijonte prej disa kohësh mes vjehrrit dhe nuses së djalit të tij në Durrës, duke bërë që për zgjidhjen e saj të ndërhyjnë uniformat blu.
Ndaj 29 vjeçares J.K., banuese në Durrës dhe vjehrrit të saj Sh.K., 72 vjeç ditën e djeshme është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Sipas informacioneve nga policia për NOA.al, ka qenë nusja ajo e cila ka shkuar e para në komisariat dhe ka denoncuar vjehrrin për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Pas denoncimit ndaj të resë është lëshuar menjëherë urdhri i mbrojtjes.
Por edhe i moshuari nuk ka mundur ta durojë më tepër dhunën e ushtruar nga nusja e djalit të tij, çka ka bërë që dhe ai ta denoncojë atë në polici pak më vonë. Në këto kushte është lëshuar urdhër mbrojtje edhe ndaj 72- vjeçarit.
Mësohet se i moshuari jetonte në një shtëpi me djalin dhe nusen e tij në fshatin Romanat të Durrësit dhe prej kohësh konfliktoheshin mes tyre dhe se kjo gjë ndodhte kur djali i 72- vjeçarit dhe bashkëshorti i së resë nuk ndodhej në shtëpi./o.biçaku/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





