Transmetuar më 09-09-2015, 11:38

Tiranë, 9 shtator 2015, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë.

Një makinë tip Benz me targa AA 713 GU, është përplasur me një makinë tip Volkswagen paraditen e sotme.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me makinën tip Volkswagen.

Të dëmtuarit u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd