
Fier, 9 shtator 2015, NOA.al- Një pronar biznesi është vënë në prangat e policisë së Fierit ditën e djeshme pasi akuzohet për fshehje të të ardhurave.
Arrestimi i Gani Berishës u bë pasi një qytetar me iniciale E.Xh., rreth orës 11:00 të ditës së djeshme në lagjen “11 Janari” të Fier, në lokalin e 57-vjeçarit ka konsumuar ushqim dhe nuk është pajisur me kupon tatimor.
Pas kësaj ai i është drejtuar D.P.V., ku dhe ka bërë kallëzimin e këtij rasti. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar pasi bënë hetimet përkatëse arrestuan në flagrancë pronarin e lokalit, Gani Berisha pasi rezultoi se lokali nuk ishte i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk përdorej dëftesë tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare në Fier për veprime të mëtejshme./o.biçaku/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





