

Që në pikë të mëngjesit, aty nga ora 08.00, këtë të diel, kjo vajzë dhe ky djalë që shihni në videon e mëposhtme, i janë sulur njëri-tjetrit për të bërë seks.
Jo në krevat, as në makinën e tyre, por drejt e në rrugë, pranë stacionit të metrosë Piramida.
Çifti i të rinjve 25-vjeçarë kanë shokuar kalimtarët e rastit kur i kanë parë ata të zhveshur dhe të përqafuar në akt e sipër.
Kalimtarët kanë filmuar të rinjtë gjatë marrëdhënies së tyre seksuale disa hapa larg nga “Piramida”, në Romë dhe më pas kanë thirrur policinë duke denoncuar këtë akt të pahijshëm në publik.
E ndërsa forca policore u afruan, djali vazhdonte të “kryente punë”. Ai nuk donte ta ndërpriste aktin seksual dhe bëri rezistencë duke i kërkuar t’i linin të qetë në “punën e tyre”.
Djali u arrestua nën akuzën e rezistencës dhe dhunës ndaj oficerit të policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes pas denoncimit të kalimtarëve.
Tashmë 25-vjeçari pritet t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar. Ky nuk është rasti i parë i tillë në muajt e fundit në Romë.
Edhe në qershor një çift është kapur duke bërë seks në parkun “Caffarella”.
Pamjet e mëposhtme video kanë përmbajtje të papërshtatshme për një publik joadult. /b.luli/a.b/noa.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






