
Daton 32 mijë vite më parë, është prej tërshëre dhe është ruajtur nga njerëzit e periudhës homo Sapiens, në një shpellë në Gargano, në Foggia të Italisë.
Bëhet fjalë për miellin më të vjetër në botë, i cili është zbuluar së fundmi.
Revista e akademisë së shkencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Pnas” shkruan se zbulimi i dedikohet një grup studiuesish të drejtuar nga Marta Mariotti, e Universitetit të Firenze në Itali.
Studiuesit kanë ekzaminuar mbetjet e një makine bluarjeje në një shpellë në Paglicci të Rignano Garganico, provincë Foggia.
“Në sipërfaqen e makinës. Gjetëm gjurmë miell tërshëre dhe kjo është dëshmia e parë e përdorimit të miellit në planet”, thotë Mariotti.
Në vijim ajo shpjegon se para bluarjes tërshëra i është nënshtruar një trajtimi ë ngrohtë më parë, për të cilën thotë se është një praktikë e përdorur edhe në ditët tona në Azi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





