Transmetuar më 08-09-2015, 14:23

Tiranë, 8 shtator 2015, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka pritur mesditën e sotme në takim gjashtë ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

I pari që ka mbërritur në Kryeministri ka qenë ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Pak më vonë pjesë e takimit janë bërë ambasadori i Italisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe ai i OSBE-së.

Nuk dihet ende tema e takimit të kreut të qeverisë me diplomatët e lartë të vendeve partnere.

Kryeministri Rama gjatë kohës që ambasadori Lu mbërriti në Kryeministri, ndodhej në një takim me të zgjedhurit vendor, të cilëve u kërkoi ndjesë duke thënë se kishte një takim që nuk e anulonte dot./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd