Transmetuar më 08-09-2015, 09:55

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord që të organizojnë takime për familjet e ndara nga lufta mes dy Koreve.

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, deklaruan se takimet do të mbahen në muajin tetor 2015, në një vendpushim malor në Korenë e Veriut.

Mijëra familje koreane janë ndarë, duke mbetur me pak ose aspak kontakte, prejse ka përfunduar lufta në vitin 1953.

Rreth 66,000 koreanojugorë gjenden në lista pritjeje, të përmalluar dhe të zhuritur nga malli për të parë të afërmit e tyre. Shumica e tyre janë në moshat e thyera midis 80 deri 90 vjeç.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd