
Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti që ndodhi në minutat e para të ditës së sotme në Lushnjë.
Viktimat janë dy djem kushërinj mes tyre, Erjon Brahimaj, 33 vjeç, banues në Ballsh dhe Alban Brahimaj, 29 vjeç, nga i njëjti vendbanimi.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit i konfirmuan agjencisë NOA.al, se lidhur me këtë ngjarje, nga specialistët e seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë arrestimi në flagrancë i 37 vjeçarit Fatjon Berberi, banues në Berat.
Arrestimi i Berberit u bë pasi rreth orës 00:30 të ditës së sotme (e martë), duke lëvizur me mjetin e tij, tip “Benz” me targë AA 999 JU në vendin e quajtur, rotonda e Plugut Lushnjë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz” me targë AA 898 JX.
Nga hetimet në vendngjarje NOA mëson se si pasojë e kësaj përplasjeje ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Erjon Brahimaj.
Më pas në Spitalin e Lushnjes ka gjetur vdekjen dhe Alban Brahimaj, i cili ka qenë pasagjer në mjetin qe drejtohej nga Erjon Brahimaj.
Nga testi i alkoolit rezulton se Fatjon Berberi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





