Transmetuar më 08-09-2015, 05:12

Një i ri shqiptar do të vuajë ndëshkimin me 6 muaj burg për shkak se ka tentuar të kalojë kufirin e Maltës me dokumente të falsifikuara.

Policia ka ndaluar shtetasin Luan Demiri, 22 vjeç i cili është kapur në flagrancë me kartë identiteti të falsifikuar me nënshtetësi bullgare.

Krahas shqiptarit, nën hetim është edhe inspektori i policisë malteze Darren Buhagiar, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Falsifikimi i kartave të identitetit është kthyer në një kaos të vërtetë pasi shumë shtetas nga vendet e Ballkanit tentojnë të kalojnë kufirin me karta te falsifikuar.

Destinacion i shumicës së këtyre shtetas të cilët kalojnë kufirin ilegalisht mbeten Norvegji, Danimarkë, Maltë, Gjermani, Anglia dhe Spanja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd