
Tiranë, 7 shtator 2015, NOA.al- Partia Demokratike thotë se nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri për akuzat ndaj tij, për sa kohë si Ministër i Brendshëm e ndan pushtetin me bandat e drogës.
Në një qëndrim zyrtar të selisë blu gjatë pasdites së sotme, nënvizohet se nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, përsa kohë si Ministër i Brendshëm është në ortakëri me Habilajt e Shullazët.
“Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, përsa kohë si Ministër e Brendshëm therret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm dhe autoritete të tjera të hetimit. Vetëm largimi i tij nga detyra dhe asistenca e ekspertëve të kualifikuar auroatlantikë, sigurojnë kushtet për një hetim të plotë dhe objektiv. Akuzat janë më të rëndat për një Ministër të Brendshëm dhe provat e faktet e lidhjes së tij me bandat e trafikut të drogës janë bërë publike”, deklaron PD.
Në vijim thuhet se mjetet e tij private, makina dhe skafi janë përdorur nga bandat e trafikut të drogës, dhe këta trafikantë kanë imunitet, policia nuk i ndalon, ata lëvizin lirshëm dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetin kriminal.
Sipas PD, ka prova dhe fakte për akuzat tronditëse, e sërish Tahiri nuk mban përgjegjësi, madje dhe mashtron, siç bëri sot në parlament, shprehet PD, kur tha për avionin tjetër me drogë të nisur nga Shqipëria që u kap në vendin fqinj, se mjeti po lëvizte brenda për brenda Italisë.
“Por policia italiane e përgenjështroi duke konfirmuar se avioni ishte ngarkuar dhe ishte nisur nga Shqipëria. I diskredituar publikisht, nën akuzë për drejtimin e trafikut të drogës, ai ka guximin të shkojë në Prokurori, për të kërkuar çertifikatë virgjërie. Nuk ka gomone shpëtimi për këtë ministër të zhytur në trafikun e drogës”, deklaron PD, ndërsa shton se Ministri i Brendshëm duhet të largohet nga detyra menjëherë dhe të bëhet subjekt i drejtësisë./a.y/noa.al Drogë nga Shqipëria në Itali me avion të lehtë, 4 të arrestuar |VIDEO Akuzat e opozitës, Tahiri takon Llallën: Të nisin hetimet
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





