Transmetuar më 07-09-2015, 18:20

Ne duhet të bëjmë çdo gjë me qetësi, t’i rikthehemi aktiviteteve sportive gradualisht, të shmangim stresin dhe të plotësojmë orët e gjumit.

Ju keni qenë aktive gjatë pushimeve tuaja? Keni përfituar nga pushimet  tuaja në det për të lëvizur më shumë, duke filluar me një ecje të përditshme, e kombinuar me dietat e duhura dhe të shëndetshme? Në vend të kësaj, pas disa ditëve pushime synimet tuaja kanë marrë një drejtim tjetër.

Rezultati: Keni ardhur në shtëpi më të lodhur se më parë, me shumë kile shtesë dhe mbi të gjitha, shumë nervozë. Ndërkohë që pushimet, në qoftë se i keni jetuar mirë dhe shëndetshëm, mund të çojnë në përfitime të mëdha për trupin, fizike dhe psikologjike. Por pushimi ju lodh më shumë, atëherë kur hani dobët dhe nuk pushoni, kjo mund të shkaktojë tek ju një efekt negativ i cili, i kombinuar me stresin e kthimit në punë, mund të çojë në disa pasoja jo të këndshme, ankth, lodhje, stres.

Disa mënyra si të përmirësoheni

Së pari siç shkruan “Corriere.it”, është e rëndësishme që të përpiqeni për tu riintegruar në rutinën e përditshme gradualisht, duke i lejuar vetes një pushim ekstra, duke mos nxituar menjëherë të rifilloni të gjitha aktivitetet normale, për tu furnizuar me energji. Vullneti për të rifilluar me “ritmin” e zakonshëm, vetëm mund të rrisë stresin tuaj, duke shkaktuar lodhje, ankth dhe parehati. Në qoftë se një periudhë e gjatë pasiviteti, apo aktiviti të ulët, ju ka bërë më pak të fortë dhe të ashpër, ky është rasti juaj për tu përfshirë të paktën dhjetë ditë në një aktivitet kryesisht aerobik. Kjo ju ndihmon për të djegur më shumë yndyrë dhe ju ofron përfitime më të mëdha në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor.

Palestra

Pjesëmarrja e rregullt në palestër ju ndihmon pas kthimit nga pushimet, të hiqni peshën e tepërt ose të rimerrni sërish intensitetin e aktiviteteve tuaja të mëparshme. Një tjetër këshillë e rëndësishme është aktiviteti fizik, dietat e lehta, detoksifikimi i kalorive, me anë te konsumimit të perimeve të ziera të sezonit dhe frutave të freskëta. Ushqimet me karbohidrate me siguri nuk mund të eliminohen, por përdorimi i tyre në sasi më të vogël ju ndihmon t’i riktheheni masës tuaj të mëparshme.

Shmangni stresin

Themelore mbetet që ju të përpiqeni të shmangni stresin (por kjo nuk varet vetëm nga ju …). Mos u shkëpusni direkt nga pushimet dhe t’i riktheheni punës, por shfrytëzoni disa fundjava me miqtë tuaj nën shoqërinë e një gote vere. Shfrytëzoni këto raste për të dëgjuar muzikë, lexuar një libër, të shkoni në kinema, për të ecur. E rëndësishme për të siguruar pjesën tjetër mbetet ajo e kalimit të një natë të mirë gjumi. Pa një numër normal të orëve të gjumit, në fakt, trupi nuk mund të funksionojë mirë dhe në mënyrë të pashmangshme të gjitha aktivitetet e ditës do të ndikohen negativisht./b.luli/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd