Transmetuar më 07-09-2015, 13:56

Tiranë, 7 shtator 2015, NOA.al- Është hedhur shorti në Gjykatën e Lartë për të përzgjedhur trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen në ngarkim të deputetit Armando Prenga.

Trupi gjykues i përzgjedhur nga shorti i mesditës së sotme përbëhet nga Artan Broci, Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Mirela Fana dhe Tom Ndreca. Seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj deputetit të ndaluar, pritet të mbahet ditën e nesërme.

Armando Prenga dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje” në konfliktin e armatosur në Laç me 4 shtator, ku u plagosën shtatë persona.

Armando Prenga u arrestua në kushtet e flagrancës pas ngjarjes në Laç. Prokuroria ka krijuar dyshime se deputeti plagosi me armën që mbante pa leje Tom Calin, si dhe ka kanosur duke u drejtuar pistoletën personat që shoqëronin Gjok Calin para komisariatit të policisë Kurbin./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Kuvendi jep "Ok" për arrestimin e deputetit Prenga

Parlamenti pranon arrestimin, Prenga: Nëse kam shkelur ligjin, do përballem Prenga: Qeveria s’pastron dot ndërgjegjen me mua "kokë turku" Rama përshëndet Llallën: T’ia heqim urgjent imunitetin Prengës Imuniteti, Llalla i kërkon Parlamentit “kokën” e Prengës Detajet e plota, çfarë ndodhi në Laç dhe si nisi konflikti me fiset Prenga dhe Çali |FOTO |VIDEO PS “flak” deputetin e saj Prenga: Pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç Konflikt i përgjakur për Lagunën e Patokut, arrestohet deputeti Prenga

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd