Transmetuar më 07-09-2015, 12:10

Tiranë, 7 shtator 2015, NOA.al- Vetëm pak minuta pasi Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Armando Prenga, organi i akuzës e ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Lartë.

Rreth mesditës së sotme Prokuroria dorëzoi dosjen në Gjykatë, ku do të hidhet shorti për trupën që do të japë masën e sigurisë për deputetin e përjashtuar të Partisë Socialiste.

Në dosjen e organit të akuzës janë përmbledhur provat dhe akt- ekspertiza.

Armando Prenga dyshohet për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje” në konfliktin e armatosur në Laç me 4 shtator, ku u plagosën shtatë persona./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected] Kuvendi jep "Ok" për arrestimin e deputetit Prenga Parlamenti pranon arrestimin, Prenga: Nëse kam shkelur ligjin, do përballem Prenga: Qeveria s’pastron dot ndërgjegjen me mua "kokë turku" Rama përshëndet Llallën: T’ia heqim urgjent imunitetin Prengës Imuniteti, Llalla i kërkon Parlamentit “kokën” e Prengës Detajet e plota, çfarë ndodhi në Laç dhe si nisi konflikti me fiset Prenga dhe Çali |FOTO |VIDEO PS “flak” deputetin e saj Prenga: Pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç Konflikt i përgjakur për Lagunën e Patokut, arrestohet deputeti Prenga

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd