Transmetuar më 07-09-2015, 08:42

Tiranë, 7 shtator 2015, NOA.al- Qysh prej 1 shtatorit ditë kur nisi aksioni kundër informalitetit të bizneseve, masat e marra gjatë inspektimeve nuk kanë kursyer askënd.Nga kontrolli i ushtruar në biznesin e bashkëshortes së deputetit socialist Dashamir Peza, inspektorët kanë konstatuar se ajo nuk e kishte të instaluar kasën fiskale dhe për pasojë është gjobitur.

Entela Peza, gruaja e deputetit të PS është gjobitur në shumën e 50 mijë lekëve të reja për shkeljen e konstatuar në restorantin e saj në kryeqytet.

Prej disa ditësh qeveria ka nisur të kontrollojë të gjithë bizneset të cilët e ushtrojnë aktivitetit në shkelje të rregullave dhe të ligjeve, të pa pajisura me kasë fiskale./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd