Transmetuar më 07-09-2015, 08:27

Një burrë 56 vjeçar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur teksa punonte në banesën e një shtetasi në Tiranë.
M.M., 56 vjeç, banues në qytetin e Tiranës, ka shkuar në banesën e 38 vjeçarit O.D. në kryeqytet për të kryer disa punime me gur fresibël.
Në punë e sipër, aksidentalisht 56 veçari ka prerë këmbën e djathtë duke e dëmtuar seriozisht atë, me gurin fresibël.
Në gjendje të rëndë, 56 vjeçari u dërgua në spitalin e Tiranës, por atje ndërroi jetë për shkak të plagës së marrë.
Policia tha se është duke hetuar mbi këtë ngjarje dhe shtoi se materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





