





Midis bukuroshes Irina Shayk dhe futbollistit Cristiano Ronaldo, tashmë nuk ka asnjë raport dashurie.
Lidhja e bukuroshes ruse dhe futbollistit ka qenë për një kohë të gjatë mjaft e përfolur në të gjitha mediat botërore.
Ata patën një lidhje dashurie më njëri-tjetrin, por në momentin që dashuria përfundoi ata u ndanë.
Pas ndarjes Irina dhe Ronaldo vazhduan jetën dhe projektet e tyre, por dikush e ka parë të arsyeshme të publikojë këto foto dhe video të rreme në internet, për t’i bërë njerëzit kuriozë të klikojnë me idenë që aty do të gjejnë të reja në lidhje me ish çiftin.
Janë disa foto por-nografike dhe një video ku Kristiano Ronaldo duket me lot në sy, por ato janë hedhur vetëm për të rritur klikimet dhe për të shpërndarë një virus.
Kjo ndodhi pasi faqja e Irina Shayk u hakua nga hakerët rusë dhe në profilin e saj u postuan citime, foto dhe video me përmbajtje pornografike dhe që nuk ishin të vërteta. Të dyja llogaritë e saj në Facebook dhe në Twitter rezultojnë të hakuara, me synim hapjen e këtyre faqeve të cilat përmbajnë viruse.
Ndaj, para se të hapni një faqe në internet sigurohuni më parë që ajo nuk përmban viruse, të cilat dëmtojnë llogaritë tuaja online. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





