Transmetuar më 06-09-2015, 17:11

Futbollisti i kombëtares së Kilit, Arturo Vidal ka lënë skuadrën gjatë stërvitjes për Kupën Amerikane 2015 dhe është kthyer në Itali për t’ju gjendur pranë djalit të tij, i cili ka probleme me shëndetin.

Nëpërmjet një statusi në në faqen e tij në Twitter, Vidal shkruan se në disa qendra pediatrie në Torino, Milano, Napoli dhe Romë kanë nisur ekzaminimet e trajnimit të pankreasit tek fëmijët, pjesë e të cilit do të jetë edhe djali i Vidal.

“Atje fëmijët përfshirë edhe djalin tim do të mjekohen nga mjekët dhe infermierët më të mirë të diabetit”, – shkruan Vidal në postimin e tij.

Në këtë mënyrë futbollisti i Bajern Monako shuan zërat se shkak i largimit të tij nga stërvitja ishte përdorimi i alkoolit apo problemet me shokun e tij të skuadrës Pizarro.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë, nëpërmjet një mesazhi të qartë dhe të trishtueshme për të shuar të gjitha zërat e ditëve të fundit për arsyet e largimit të tij nga skuadra. /o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd