
Deputeti Armando Prenga bëri publike përmes avokatit të tij Baftjar Rusi, një letër pasdreken e sotme, ku shpjegon arsyet pse sipas tij përdori armë zjarri në ngjarjen e Laçit.
Prenga komenton qëndrimet e ashpra të mazhorancës dhe opozitës dhe thotë se “pozita dhe opozita po i fryjnë zjarrit”.
Në letër, Prenga tregon versionin e tij të ngjarjes së ndodhur në Laç ku pas një konflikti midis familjes së tij dhe familjes Çali, për çështje pronësie, mbetën të plagosur 7 persona.
Deputeti Prenga shkruan në letër se ka përdoruar armë zjarri me leje, për t’u vetëmbrojtur pasi një makinë i ka prerë rrugën dhe Gjon Çali ka dalë prej saj duke i drejtuar thikën.
“Teksa ktheheshim, pasi pamë ndeshjen na u pre rruga nga një makinë, një person doli nga makina dhe më drejtoi thikën. Unë e njoha Gjon Çalin dhe u mbrojta duke gjuajtur me pistoletën të cilën unë e mbaja me leje”, – thuhet në letrën e Prengës.
“Jam sulmuar dhe jam gjakosur dhe po mbahem në burg sepse kam mbrojtur veten time”, – thotë Prenga në letrën që bëri publike avokati Rusi.
Para rrezikut për jetën, ai pranon se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.
“Personi në fjalë ka ikur me vrap dhe ka hedhur thikën. I thashë vëllait të bëjë denoncimin dhe vetë shkova në lokalin e tij në Patok. Aty nuk e gjeta dhe shkova në një lokal në Kurbin, ku hynë disa persona dhe nisi një përleshje. Nga kjo përleshje janë plagosur rëndë nga të dyja palët”, thuhet në deklaratën e deputetit socialist.
Deputeti socialist këmbëngul se kjo ngjarje është dashakeqësi ndaj tij dhe se ai nuk ka dijeni. Ai sqaroi më tej se thjesht ka shoqëruar në spital vëllain që iu plagos dhe në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij.
Por, sipas Prengës, shteti dhe opozita po i hedhin benzinë zjarrit.
“Shteti dhe opozita po i fusin benzinë zjarrit. Askush nuk do të lajë ndërgjegjen duke bërë kokë turku Armando Prengën. PD ka strategji të dobësojë mazhorancën. Është e vërtetë që ka një konflikt për pronën, por këtë problem familja Çali e ka me shtetin dhe jo me familjen time. Ky është një skenar për të njollosur emrin tim”, thuhej në deklaratë.
“Kjo është e vërteta. Unë nuk di detaje nga përleshja sepse ngjarja ka ndodhur në errësirë. Arma ime nuk është përdorur në komisariat”, lexoi avokati Rusi.
Letra e Prengës vjen pak orë para se Këshilli I Mandateve të vendosë për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme e cila kërkoi autorizim për arrestimin e tij. /noa.al/
Armando Prenga: Ja çfarë ndodhi në Laç
Letra e plotë për mediat: “Respektova organet hetimore, respektova partine time dhe koleget e mi deputet, duke heshtur deri tani, e preferova heshtjen duke arsyetuar se ne bindjen time shteti duhet te kryeje detyrën dhe se ekzistojnë te gjitha provat dhe faktet qe vërtetojnë se une Armando Prenga u gjenda në 4 Shtator 2015 rreth ores 23 te mbrëmjes nen shoqërinë e shtetasve Gjon Preni, Luigj Skura dhe Gazmir Jushi, pasi kishin pare ndeshjen e kombetares Danimarkë-Shqipëri.
Rrugës ne kthim, kur sapo makina kishte pershkuar pak kilometra, me nje shpejtesi marramendese me pret rrugen terthorazi nje automjet Benz C Class. Nga kjo makine ka dale me menyre te rrufeshme, duke u afruar ne krahun tim nje person me nje thike te madhe ne dore, duke me kërcënuar per jetën dhe integritetin fizik, dhe njeherazi duke kerkuar te hape xhamin e deres apo te dale nga makina. Ne kete moment Une kame njohur se ky person ishte Gjok Çali, dhe duke qene para nje rreziku aventual per jeten dhe integritetin tim, shoqeruar me nje sulm te menjehershem nga shtetasi Gjok Çali, kame nxjerre pistoleten qe disponoj me lejen e organeve kompetente dhe kame neutralizuar sulmin duke qëlluar njëherë ne ajër. Ne këtë moment personi ne fjale ka ikur me vrap dhe ka hedhur thiken….
Pas këtij momenti, i tronditur dhe fyer rende ne ndërgjegjen time, kame komunikuar ne telefon me vellain tim Eduard Prenga dhe i kam thene qe te shkoj te beje denoncimin prane Komisariatit te Policisë Kurbin, ndersa une jam nisur drejt lokalit te shtetasit Gjok Çali per tu sqaruar se perse kërcënoi me jete, duke dashte te me qëllonte me thike. Duke qene se nuk gjeta njeri ne lokal te Gjokes, dhe pasi i thirra disa here Gjoken te dilte jashte bashke me shoket qe isha ne makine u largova dhe shkova tek lokali im bar-kafe, qe eshte ne qender te qytetit Kurbin. Ne lokal kame hyre se bashku me shtetasit Gjon Preni, Luigj Skura dhe brenda kishte shume te tjere, ku Une kame njohur Gani Kurti etj persona qe ishin ne lokal, dhe pas vëllait per te denoncuar kete fakt te kësaj ngjarjeje ka shkuart edhe Gazmir Jushi…. Pasi kame qëndruar rrethe 10 minuta dhe pikërisht ky ka qene moment qe Gjok Çali se bashku me kushërinjtë e tij Nikoll, Gjergj, Francesk dhe Tom Çali etj kane zënë prite dhe janë përleshur me vëllain tim Eduard dhe persona te tjere qe kane qene ne afërsi te komisariatit… fakt i cili u mësuar pasi qëndruar pak minuta ne loklin tim…. Nga kjo “pusi” e paramenduar nga Familja dhe fisi “Çali” ka ndodhe edhe ngjarja tronditëse dhe rrenqethëse midis dy grupeve qe Une e theme me përgjegjësi dhe moral te paster qytetar, qe nuk kame pase asnje dijeni, dhe fakti eshte se nga kjo përleshje kane mbetur te plagosur te dy palet, nder to te plagosur rende me mjete mprehës-shpues ne pjesën jetike te organizmit qe mjekohet ne Spitalin e Traumes Tirane, eshte edhe vellai im Eduart Prenga shoku i tij Gazmir Jushi dhe persona te tjerë… Në këtë kohe qe ka ndodhur kjo perplasje kemi evidentuar jashte lokalit grumbullime njerëzish qe largoheshin ne drejtime te ndryshme, qe mua dhe shoket e mi qe kane qene ne lokal si Gjon Preni, Luigj Skura, Gani Kurti dhe shume te tjere …qe policisë dhe prokurorisë as qe u ka interesuar qe ta thonë dhe pasqyrojnë këtë realitet, se as jane thirrur dhe as janë pyetur deri tani ne kete moment qe po bëjmë publike këtë deklaratë… Ky qëndrim as me shume dhe as me pake ka vetëm nje emër dhe qellim, dashakeqësi dhe motiv per të linçuar Armando Prengën ne shkelje ekstreme te drejtave dhe lirive themelore, qe ligji dhe kushtetuta garanton jo vetëm për mua si anëtar i pushtetit legjislativ, por edhe për çdo qytetar te thjeshte te një shteti demokratik dhe rendi juridik…
Ne këtë situate jam nisur me vrap edhe unë duke pare se te bërtiturat dhe klithmat e njerëzve po vinin nga drejtimi i Komisariatit te policisë qe është rrethe 500 m larg, dhe aty kame pare te shtrire ne toke dhe gjakosur vellain tim Edurtin dhe shokun e tij Gazmir Jushin…. te cilët i transportuan per ndihme ne Spital te Laçit, dhe ato duke qene ne rrezik per jetën, jane transportuar per ne Tirane me autoambulance, ndërsa unë i kam shoqëruar me njerëz te mi me makina te tjera …. Pastaj me vone jam thirrur ne Drejtori te Pol. Tirane dhe kame dhene shpjegime si person qe jepe te dhëna te dobishme rreth orës 02 e 30, ku kame thënë pa pike e presje veten këto fjale…. . Ne orën 12 e 30 te dates 5 Shtator më është komunikuar proces-verbali i arrestimit ne flagrance…. Për atë qe dyshohem, edhe njëherë përsëris, qe nuk kane asnjë lidhje me mua apo me armen qe unë posedoj dhe mësova se ka edhe një plagosje fare te lehte te nje prej vëllezërve Çali. Unë nuk di nëse ata përveç thikave kane patur edhe arme e ne përleshje e sipër mund te jene vetëplagosur. Mund te deklaroj me përgjegjësi te plote se arma ime nuk ka qëlluar askënd ne ambientet e Komisariatit apo jashtë tij.
E gjej veten sot, pasi me është bllokuar rruga, kërcënuar jeta, pasi familja ime u gjakos, madje roja i lagunës madje sot me date 06.09. është dhunuar barbarisht nga te afërm te familjes “Çali” dhe si po i fryhet këtij zjarri nga pozita dhe opozita, po u jepet shkas dhe rruge tragjedive te pamenduara dhe te pakontrolluara duke mos mjaftuar koka ime, qe partia ime ma kane future ne gijotine…. Media dhe politika si pozita dhe opozita nuk kane thënë asgjë se vëllai im dhe shokut te tij u kullojnë plagët gjak, dhe ne vend te normalizojnë situatën shteti dhe opozita po i fusin benzine zjarrit qe te shtojnë gjakderdhjen si rasti i freskët sonte… Është e vërtetë qe familja Çali ka pretendime dhe një konflikt gjyqësor ne lidhje me nje përfundim kontrate qiraje ne lagunën e Patokut por këtë e ka me institucionet shtetërore e jo me familjen time. Sidoqoftë e çfarëdoqoftë pretendimi i tyre kjo nuk justifikon qe te adresojnë ne këtë mënyrë mua dhe familjen time. Nga ana tjetër unë nuk do lejoj askënd te shfrytëzojë nje sherr apo nje konflikt banal, shkaktuar nga injoranca e pretenduesve te familjes Çali, te cilët janë agresore te dhunshëm mbi mua dhe familjen time, qe te ndërtojë sot një skenar për të njollosur emrin tim, per te devijuar pistën e hetimit dhe për te bere propagande e politike me nje ngjarje si kjo. Durimi im dhe respekti im për ligjin nuk duhet te keqkuptohet nga askush se qenka lehte t’ia lëshojmë Armandin dhe familjen ne dore te agresoreve. Ndjej keqardhje per koleget e mi te Partise Socialiste qe i lejuan vetes te nxitohen dhe i bej thirrje te respektojnë te drejtat e njeriut nëse nuk duan te respektojnë Armando Prengën. Sepse kjo qe po ndodh mbi mua dhe familjen time është shkelje flagrante e te drejtave elementare e universal. E përsëris, jam sulmuar, jam agresuar, me janë plagosur dy vëllezër dhe po mbahem i akuzuar perse jam vetëmbrojtur. Askush nuk do laje dot ndërgjegjen duke bere Armando Prengen koke turku.
Është detyrim dhe përgjegjësi e organeve te hetimit e te drejtësisë te rikthehen urgjentisht tek ligji dhe t’i referohen vetëm ligjit, pa ndikim e pa i shërbyer asnjë skenari aq me pak t’i nënshtrohen presionit te një PD-je qe te vetmen strategji qe ka është te dobësojë mazhorancën me instrumentalizime te tilla.
Deputeti Armando Prenga
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





