Transmetuar më 06-09-2015, 14:09

Pak orë pasi u kthye nga Kopenhagen ku pa nga afër ndeshjen e kombëtares shqiptare me Danimarkën, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla urdhëroi sot kërkesën për lëshimin e autorizimit nga Parlamenti për heqen e imunitetit të deputetit socialist Armando Prenga.

Mësohet se në orët në vazhim këshilli i mandateve të parlamentit do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e kryeprokurorit.

Kjo lëvizje e Lllallës është komentuar pak minuta më parë nga Kryeministri i vendit, Edi Rama. Në një prononcim publik ai tha se e përshëndet vendimin e prokurorisë dhe shtoi: “Tani të heqim urgjent imunitetin e deputetit që ka punë me drejtësinë!”.

Rama tha edhe se qeveria që ai drejton nxit “tolerancë zero për këdoqoftë që shkel ligjin”. /o.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd