Transmetuar më 06-09-2015, 10:10

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në një aksident që ndodhi në mëngjes pranë fshatit Gjorm në rrugën kombëtare Laç-Fushë Krujë.

Ngjarja ndodhi kur një kamionçinë u përplas me një karrocë ku gjendeshin tre persona të cilët mbetën të gjithë të plagosur në shkallë serioze.

Një burim policor i tha NOA-s se të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë. Emrat e tyre nuk janë konfirmuar.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit me iniciale B.K, pasi nga hetimet e para rezulton se shkak për aksidentin u bë shpejtësia tej normave të lejuara e kamionçinës.

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd