Transmetuar më 05-09-2015, 10:36

Ish kryeministri Sali Berisha në një prononcim publik të pak minutave më parë, citon një dëshmitar që sipas tij, informon se në ambientet e Komisariatit të Policisë së Laçit, deputeti socialist Armando Prenga ka përdorur armë zjarri duke plagosur katër persona.

Berisha citon informacionin që sugjeron qytetari se natën duke gdhirë dita e shtunë, “deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga ka plagosur me arme zjarri katër persona në komisariatin e Kurbinit dhe po mundohen të mbyllin ngjarjen nëpërmjet policisë së shtetit. Kjo është foto e rrethimit të komisariatit me policë, asnjë njoftim për ngjarjen, asnjë gazetar”.

Konflikt për Lagunën e Patokut, arrestohet deputeti Armando Prenga

Lajme të lidhura:

Basha: Rama i rrahu shpatullat ministrit të përlyer, lirimi i Frrokut arritje e mafies

Laguna e Patokut, Ministria e Bujqësisë: PD akuza politike, konkurimi i hapur

PD: Rama i jep lagunën e Patokut deputetit Armando Prenga

Akuzat e PD, reagon Prenga: Mund të shkoj kur të dua në Itali

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd