








Është një qytet në Kinë, i cili njihet për dy gjëra, e para se aty ka fabrikën e prodhimit Apple dhe së dyti sepse për shkak të masivitetit të femrave të punësuara, numri i meshkujve është kaq i ulët sa secili ka nga dy-tre të dashura më së paku.
Bëhet fjalë për qytetin Dongguan në provincën Guandong.
Ata pak meshkuj vendas apo të tjerë që kanë mundur të sigurojnë një punë në këtë qytet, zakonisht kanë nga dy-tre të dashura ndihmuar hendeku mes dy gjinive.
Ky qytet ka rreth nëntë milionë banorë. Prej vitesh kompanitë e mëdha ndërkombëtare, sidomos ato të teknologjisë janë në kërkim të krahut të lirë të punës, që përgjithësisht e kanë gjetur në Kinë.
Ndërtimi i tyre është pozicionuar në jug-lindje të vendit të madh aziatik si gjetje për të patur afër portet dhe tregjet e tjera të mëdha të Azisë. Apple prodhon këtu prej disa vitesh, seritë e iPhone, iPad, iPod dhe pajisjeve të tjera elektronike.
Por jo vetëm Apple ka përqendruar biznesin e tij këtu.
Në të vërtetë ky qytet ka një përqendrim të lartë biznesesh korporatave. Këto fabrika, përveç zhvillimit ekonomik kanë sjellë edhe një ndryshim të madh demografik, jo vetëm në sasi, por edhe në përbërje.
Për shkak të politikave të kompanive, që kanë prirje të punësojnë femra me besimin se meshkujt janë më pak të sigurt në këtë sektor, Dongguan-i ka marrë nofkën e “qytetit të seksit”.
Shumë femra janë pajtuar me realitetin dhe pranojnë të shoqërohen me të njëjtin mashkull edhe në dijeni të njëra-tjetrës.
“Këtu është më e lehtë të gjesh të dashura sesa një punë”, thotë një i ri që fati i ka buzëqeshur, jo vetëm me të dashurat, por edhe me një vend pune të mirë në këtë qytet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





