Transmetuar më 03-09-2015, 14:09

Një 45-vjeçar është kapur nga policia e Tiranës pasi akuzohet për tentativë vrasjeje.

Gjykata kishte vendosur më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për burrin me iniciale B.S.

Nuk është e qartë nëse kjo masë është dhënë në mungesë apo në prani të të akuzuarit.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda më 9 gusht 2015 ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”, për 45-vjeçarin, banues në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd