Transmetuar më 01-09-2015, 16:32

Logoja për Lojërat Olimpike që pritet të zhvillohen në Tokio më 2020 është anuluar, pas akuzave se ka qenë plagjiaturë.
Komiteti për organizimin e lojërave ka thënë se ka pasur shumë dyshime për emblemën që do të përdoret.
Një artist belg është ankuar se dizajni i tij është vjedhur.
Ndërkaq, dizajneri i logos, Kenjiro Sano, ka pranuar se ka kopjuar materialin online për një projekt të mëparshëm.
Logoja është zbuluar vetëm muajin e kaluar dhe tërheqja e saj është një veprim shumë i pazakonshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





