Transmetuar më 01-09-2015, 16:41

Papa Françesku deklaron se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë pasur aborte dhe mjekët që kanë kryer procedurën.

Megjithatë, masa është vetëm e përkohshme për vitin e ardhshëm që konsiderohet vit jubilar dhe nis nga 8 dhjetori 2015 e deri më 26 nëntor 2016.

Në katolicizëm, aborti shihet si mëkat i madh.

Papa ka thënë se shumë gra “besojnë se nuk kanë opsione të tjera".

Ai ka shtuar se ka “takuar shumë gra që mbajnë në zemrat e tyre pasojën e këtij vendimi pikëllues dhe të dhimbshëm”.

Ndryshimi i rregullave shihet si një ndryshim i madh në politikën e Kishës Katolike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd