Transmetuar më 01-09-2015, 11:45

Tiranë, 1 shtator, NOA.al- Kryetari i opozitës publikoi sot një tabelë me të dhëna zyrtare nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), ku evidentohet kurba e rritjes së barrës fiskale për lëndët djegëse.

Në tabelën që shikoni përbri këtij lajmi, dallohet sesi në katër vitet e fundit, vlera tatimore mbi naftën dhe benzinën ka njohur vetëm rritje.

Kështu nga 7 lekë që ishte në vitet 2012 dhe 2013, kjo vlerë fiskale arriti në 27 lekë në vitin në vazhdim.

“Ja të dhënat zyrtare që fsheh kryeministri Edi Rama. Shqiptarët, populli me të ardhura më të ulëtat në rajon, po e paguajnë më shtrenjtë karburantin se çdokush. Shkaku është taksa “Rama”: 27 lekë për litër”, – komenton me nota kritike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Aktualisht një litër naftë dhe benzinë kushton rreth 1.4 euro, ndër çmimet më të larta në Europë dhe më e shtrenjta në rajon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd