
Një 39 vjeçar ka arritur të shtjerë në dorë një vajzë duke kryer seks me të, por ajo ishte vetëm 13 vjeçe, moshë që ligji shqiptar e ndalon dhe e dënon rëndë.
Por vajza ka treguar në policinë e Lushnjës dhe denoncimi i sak ka çuar në ndalimin e autorit të dyshuar të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së Fierit i thanë NOA-s se nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë ndalimi i Kejdi Çela, 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 31 gusht 2015, ka ardhur në Komisariatin e Policisë Lushnje, shtetasja e mitur E.F., 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mësipërm me të cilin ishte njohur në Facebook”, – detajon policia.
Mësohet se fakti i seksit me këtë vajzë, është pranuar nga Kejdi Çela pasi ai u ndalua.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur “ parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





