
Në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Fitores Presidenti Erdoan u tha gazetarëve se “Turqia nuk është një vend, ku të livadhisin disa banditë e terroristë. Do ta paguajnë koston e kësaj”
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, në pritjen e organizuar në Pallatin Presidencial me rastin e 30 Gushtit, Festës së Fitores, të cilën ai e organizoi me titullin e “Komandantit të Përgjithshëm”, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.
“Ky nuk është një vend, ku të livadhisin disa banditë dhe terroristë. Do ta paguajnë koston e kësaj”, – u shpreh Presidenti Erdoan.
“Në kuadër të luftës kundër terrorit është marrë çfarëdolloj mase”, – shtoi Presidenti Erdoan, duke theksuar se përpjekjen me organizatën terroriste do ta vazhdojnë pa rënë asnjë herë në plogëti.
Kreu i Shtetit Turk nuk e vlerësoi të sinqertë thirrjen e partisë HDP drejtuar organizatës terroriste PKK.
Erdoan shprehu bindjen se Këshilli i Përkohshëm i Ministrave do ta vlerësojë më së miri procesin që do të jetë në detyrë, duke shtuar se listën e kabinetit e kishte firmosur pasi ishte konsultuar me Kryeministrin Ahmet Davutollu, sepse Turqia nuk ka kohë për të humbur, nënvizoi ai.
-Kalendari zgjedhor që ka publikuar Këshilli i Lartë Zgjedhor duhet të vazhdojë në formën më të mirë, cilësoi Erdoan duke përmendur faktin që bisedimet për krijimin e qeverisë së koalicionit nuk kishin dhënë rezultat, prandaj kemi të bëjmë me një tablo të tillë, shtoi ai.
Presidenti Erdoan në lidhje me sigurinë gjatë procesit zgjedhor tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme dhe se pa ndryshuar kushtetuta nuk bëhet fjalë për sistemin e lëvizshëm të votimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





