Transmetuar më 01-09-2015, 07:43

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mbrëmjen e së martës në Fier.

Ngjarja ndodhi pranë kthesës së Koshovicës, ku një makinë përplasi një motor dhe për pasojë humbi jetën 60-vjeçari Agim Hoxha.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia nisi hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd