Transmetuar më 30-08-2015, 13:11

Një grabitje parash e ndodhur rreth tre vjet më parë është zbardhur vetëm sot, pasi policia në Sarandë kreu arrestimin e një vajze e cila akuzohet se plaçkiti vjehrrin në bashkëpunim me të dashurin, djali i personit të bastisur.
Ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2012 në Sarandë kur edhe u denoncua nga Skënder Arapi, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.
Lorena Arapi, është arrestuar nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim me të dashurin e saj 28 vjeçar, Adiol Çifligu.
Më herët sot Adioli u arrestua në Berat, pas hetimeve që zgjatën afro tre vjet për plaçkitjen e babait të tij ku iu morën një milion lekë të rinj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





