






Një djalë 25 vjeçar me emrin Matthew Picca një javë më parë ndodhej me të fejuarën e tij 24 vjeçare Kayla Harrity, për pushime në Southport të Anglisë.
Kishte vendosur që t’i propozonte për martesë, por diçka shkoi keq.
Ndodheshin në Old American Fish, kur i riu i ulur në gjunj i tregoi unazën. Gabimisht unaza ra mes të çarave të urës dhe përfundoi në ujë.
Që të dy mbetën të bllokuar dhe nuk thanë asnjë fjalë.
“Gjatë kohës që hapja kutinë, unaza u rrëzua dhe përfundoi në det. As nuk arrita që t’a shikoja. Mbulova fytyrën me duar dhe nisa të qaja sepse e dija që i fejuari im ishte i dëshpëruar”, thotë Kayla.
Fatmirësisht disa persona të pranishëm panë çfarë ndodhi dhe u hodhën në ujë me shpresën se do e gjenin unazën, mes tyre edhe motra e Kayla.
Pas afro një orë e gjysmë kërkimesh, më në fund unaza u gjet. Personi që e gjeti quhet Kyle Fard dhe u bë kumbar i lumturisë së tyre.
Menjëherë pasi përfundoi ngjarja, shumë nga të pranishmit bën propozimin për martesë, “Bëje propozimin prapë”.
Matthew u ul në gjunj sërish, por kësaj radhe arriti që ta vendosë siç duhet në gisht./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





