
Së paku katër persona kanë humbur jetën në Karaibe në ishujt domenikane për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia tropikale Erika.
Trupat e tre viktimave një i moshuar i verbër dhe dy fëmijë, u gjetën në një shtëpi në lindje të ishullit, ndërsa viktima e katërt u gjet pranë një grumbulli balte në Roseau.
Stuhia me 85 km/h, pritet të drejtohet për në Porto Rico. Sipas National Hurricane Center në Miami (SHBA), Erika po spostohet me një shpejtësi prej 26 km/h.
Mes të premtes dhe të shtunës mund të godasë Republikën Domenikane dhe pritet të arrijë në jug të Floridas në ditët e para të javës së ardhshme, por pa e shtuar fuqinë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





