Transmetuar më 28-08-2015, 10:03

Lushnje, 28 gusht 2015, NOA.al- Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Lushnje.

Gjithçka ka nodhur pas një sherri për motive të dobëta mes të lënduarit L.Q., 17 vjeç dhe 25 vjeçarit A.M., me banim në Kashtëbardhë të Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në fshatin Kashtëbardhë, teksa dy të rinjtë janë konfliktuar mes tyre.

17 vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku pas marrjes së ndihmës së nevojshme ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 25 vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd