
Lushnje, 31 gusht 2015, NOA.al- Një serrë perimesh në Lushnje është kthyer në parcelë droge por është zbuluar nga policia dhe pronari i saj ka rënë në pranga.
Mersin Sharka, 63 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, u arrestua sot, pasi nga informacionet e marra nga ana e policisë dyshohej se ai kultivonte marihuanë.
Policia tha se pas kontrollit të ushtruar në serën e tij, gjeti të mbjella, 300 bimë narkotike Canabis, me gjatësi nga 20 cm deri në 2.7 metra. Që të gjitha, u asgjësuan me djegie.
Po kështu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjetën të varura për tharje, bimë narkotike Canabis që pas peshimit, rezultoi se peshonin rreth dy kilogramë e gjysmë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





