Transmetuar më 31-08-2015, 15:41

Duke u justifikuar se po ndodhte aksidentalisht, por duke e bërë me vetëdije, Miley Cyrus ka treguar gjoksin në televizionin kombëtar gjatë MTV Video Music Awards, aty ku ishte moderatore e shfaqjes.

22-vjeçarja po bëhej gati pas kuintave për performancën e fundit të mbrëmjes, kur hapi perden dhe qëndronte me gjoks zbuluar.

“Më falni se më doli gjoksi”, tha Cyrus para se ta mbyllte perden që e hapi qëllimisht, duke bërë që të censurohej në çast nga TV siç shihni dhe video.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd