Transmetuar më 31-08-2015, 14:35

Tiranë, NOA.al  – Kthjellimet do të dominojnë kushtet e motit ne zonat e ulta dhe bregdetare NDERSA me alternim te kthjellimeve dhe vranësirave te lehta do te paraqiten zonat malore te vendit.

Pjesa e dyte e ditës do te sjelle kalim te vranësirave te lehta e kalimtare ne zonat e ulta dhe zonat malore duke lëne ne ndikimin e motit te kthjellet zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie te lehte ne te dy vlerat ekstremale te dites.

Era do te  fryjë e lehte  ne toke dhe mesatare ne det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do te beje qe ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit te gjenerohet dalllgëzim 2 – 3 ballë.

 Europa

Vranësirat dhe shirat do te jene dominuese për vendet e Europes qendore, zone e alpeve si edhe vendet rreth tyre. Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur do të paraqitet moti ne Europën veriore si edhe atë Lindore. Ishujt britanike do te mbeten serish me vranësira dhe shira te dobët.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontientit te Europes do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta deri ne 38 grade celcius. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd