Transmetuar më 31-08-2015, 13:24

Tiranë, 31 gusht 2015, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke folur mbi takimet në Samitin e Vjenës, çështjet rajonale dhe më pas në fokus çështjen e ekonomisë së Shqipërisë dhe reformat që do të nisin, siç është e ajo e informalitetit dhe më pas për ujin e pijshëm.

Rritja ekonomike dhe raporti i BMI-FITCH

I pyetur mbi raportin më të fundit ekonomik atë,të BMI-FITCH që thekson se Shqipëria edhe 10 vjet ndër vendet më të varfra në Evropë dhe se trajektorja për rritjen e ekonomisë do të jetë e ulët, Rama u shpreh se raporti është parashikuar për vitin 2029. Kreu i qeverisë vuri në dukje se Shqipëria e ka rritjen ekonomike reale, duke shtuar se ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte në 2.1 përqind, në tre mujorin e parë të vitit 2015 shënon 2.8% dhe në tremujorin e dytë pritet, 3%.

“Raporti që ju i referoheni ka të bëjë më konvergjencën në Bashkimin Europian dhe kam dëshirë të ndaj me ju informacionin se kjo konvergjencë është paraparë për vitin 2029 dhe askush nuk ka pse befasohet që ritmet e ekonomisë së Shqipërisë do të jenë të tilla dhe se nuk do ta bëjnë Shqipërinë një nga vendet e pasura të BE. Nëse dikush imagjinon të kundërtën shikon një ëndërr në diell, ndërkohë që ritmet e rrijtes ekonomike ne jemi sot brenda objektivave që deri dje konsideroheshin të pamundura. Kemi pasur 2.8% rritje në tremujorin e parë dhe synojmë 3% në këtë tre mujor të dytë, në vitin 2014 ka qenë 2.1 % dhe sa i përket objektivave të qeverisë shqiptare. Sigurisht që rrije ekonomike me 3 apo 4% nuk do të thotë kalimi nga gjendja ku ne trashëguam vendin në një gjendje lumturie dhe në kontekstin ku ne jetojmë nën ndikimin e gjendjes ekonomike të vendeve fqinje, Shqipëria po performon plotësisht ashtu sic duhet por ambicia ime është për të shkuar përtej këtyre kufijve dhe unë e shoh këtë të mundur bazuar në dy kushte, së pari të bëjmë të gjitha përpjekjet dhe të gjitha sakrificat nevojshme për të bërë shtet dhe rruga e shtetbërjes nuk është as e vogël as e lehtë”.

RAMA PAKT ME VUÇIÇ PARA NDESHJES SHQIPËRI- SERBI NË TETOR

Projekti i nismës së përbashkët shqiptaro-­serbe për bashkëpunimin rinor, firmosur në Samitin e Vjenës do të linçohet vetëm pak para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-­Serbi, në “Elbasan Arena”, më 8 tetor.

Zgjedhje që duket të shërbejë edhe për sigurimin e një klime sa më miqësore dhe larg ‘përplasjeve’ të tifozerive.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për mediat.

“Firmosëm projektin e nismës së përbashkët shqiptaro­-serbe për bashkëpunimin rinor bazuar në modelin e bashkëpunimit rinor që mori rrugën pas Luftës së Dytë Botërore dhe aktin e parë të linçimit në terren të këtij bashkëpunimi është rënë dakord ta bëjmë në vigjiljen e ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë që do të luhet në Elbasan Arena”­ ka thënë kryeministri Rama.

Për projektin në fjalë, Rama foli edhe teksa ishte në zhvillimin e punimeve të samitit, kur ne një intervistë për “Der Standard” duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, theksoi se ka projekt mes dy qeverive për dërgimin e të rinjve shqiptarë për praktika në Serbi e anasjelltas si dhe marrëdhëniet e përmirësuara.

“Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model”­ tha Rama.

Ai sqaroi po gjate kësaj interviste se “mund të jetë një shkëmbim ndërmjet shkollave, universiteteve, ndërmjet të rinjve të cilët punojnë në administratë. Ne kemi folur për një Projekt të Praktikës – të rinj shqiptarë mund të bëjnë praktikë në Serbi dhe anasjelltas”.

NESER AKSIONI KUNDER INFORMALITETIT, MË I RËNDËSISHMI I KËTIJ MANDATI

Kryeministri Edi Rama e quajti operacionin kundër informalitetit më të rëndësishmin e këtij mandati qeverisës.

“Nesër nis operacioni më i rëndësishëm i këtij mandati, lufta frontale kundër informalitetit, e cila nuk nis nga zero por kalon në një fazë të dytë vendimtare për të ulur informalitetin në një nivel të pranueshëm. Do të jetë jo luftë kundër biznesit, por aleancë me biznesin që paguan taksat dhe në mbrojtje të konsumatorit që blen një mall dhe nuk merr kuponin përkatës.

Është një përpjekje që ne synojmë jo vetëm të vendosim atë drejtësi e barazi para ligjit dhe në raport me detyrimet që secili të kontribuojë sa i takon, siç bëmë dhe me energjinë, por nga ana tjetër është përpjekje për të bërë një kapërcim të detyrueshëm epokal”.

REFORMA PËR UJIN

“I kemi bërë vetes atë që asnjë vend nuk i ka bërë vetvetes që jemi një vend kaq i pasur me ujë dhe mungon furnizimi. Reforma e sistemi të ujit të pijshëm do të jetë një reformë e thellë strukturore dhe do të bazohet shumë fort në avantazhin e madh që na ka krijuar reforma e thellë administrative, faqja  e parë e kësaj reforme do të jetë ajo çka duhet të bëjmë për të vendosur në bazë tërësisht të re dhe

dhe paralelisht me këtë për të filluar një proces sensibilizimi se uji është mall dhe si çdo mall paguhet”.

NË SAMITIN E VJENËS NA U NJOH PROGRESI

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në rajonin e Ballkanit ka progres dhe se ky progres tanimë njihet nga vendet e Bashkimit Europian, të cilat do të mbështesin financiarisht planin e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal.

“U bë një bilanc i progresit politik dhe pa as më të voglit dyshim që nga konferenca e Berlinit e deri në konferencën e Vjenës është shënuar një progres i jashtëzakonshëm në rajon dhe i pakrahasueshëm me çfarë është shënuar në shumë vite të marra sëbashku në nismën e ndërmarrë nga kancelarja Merkel. Por ajo që vlen për tu theksuar është që tanimë kemi hyrë në një fazë ku progresi i gjithëpranuar politik ka shërbyer për të rritur vëmendjen dhe interesin për të çuar më tutje mbështetjen ekonomike dhe financiare në planin e bashkëpunimit ekonomik e rajonal”.

Kryeministri Rama sqaroi edhe njëherë konfliktin në lidhje me kishën e Dhërmit, të cilën ai e quajti garazh. Rama tha se aty do rindërtohet shëmbëlltyra e kishës së vjetër, e cila ka qenë djepi i gjuhës shqipe.

“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,- shtoi ai.

ÇMIMI I NAFTËS

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi në konferencën e tij për mediat se çmimi i naftës për shqiptarët nuk është më i lartë se vendet e rajonit. “Jepni fund bërjes jehon të këtij abuzimi të madh, Shqipëria ka brenda çmimit të naftës edhe taksën e qarkullimit të automjeteve. Nëse e bashkojnë çmimin në rajon me taksën që çdo posedues automjeti paguan do shikoni që del më shtrenjtë. Çmimin e ka bashkuar qeveria e mëparshme, është nga pak gjërat që kanë bërë mirë. Boll iu ratë daulleve për çmimin e naftës”

KISHA NE DHËRMI

Kryeministri Rama sqaroi edhe njëherë konfliktin në lidhje me kishën e Dhërmit, të cilën ai e quajti garazh. Rama tha se aty do rindërtohet shëmbëlltyra e kishës së vjetër, e cila ka qenë djepi i gjuhës shqipe.

“Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë ai ishte garazh. Ne nuk do ndërtojmë aty një kishë por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do ta bëjmë hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha. Atë do bëjmë me dije. Sa i përket kishës nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,- shtoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd