Transmetuar më 31-08-2015, 13:03

Fotot e super modeles bukuroshe Chrissy Teigen të bëra në tapetin e kuq të MTV VMA kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Bukuroshja 29-vjeçare, e cila në këtë aktivitet shoqëronte bashkëshortin e saj këngëtarin  36-vjeçar John Legend, ka ditur të tërheqë vëmendjen edhe kësaj herë. Përveç sharmit të saj në tapetin e kuq vëmendjen  e ka tërhequr fustani që ajo mbante veshur dhe më tej akoma, fakti që bukuroshja nuk kishte veshur fare mbathje.

Ajo mbante veshur një fustan të zi, i gjithi me thekë, dhe gjatë kohës kur ecte nxirrte në pak si këmbët e saj të gjata ashtu edhe pjesët intime.

Vete modelja e ndërgjegjësuar për këtë nuk është shqetësuar fare për tu ruajtur nga  ndonjë incident i vogël, por ka parakaluar dhe fotografuar për paparacët e shumë gjithë qejf. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd