Transmetuar më 31-08-2015, 12:26

Gjirokastër, 31 gusht 2015, NOA.al- Një 36 vjeçar nga Gjirokastra ka rënë sot në prangat e policisë.

Shtetasi i arrestuar është Roland Kovaçi, 36 vjeç, banues në lagjen “Dunavat”, Gjirokastër.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi: mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar, ju gjet  dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material, 3.4 gr lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për procedura të mëtejshme. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd