Transmetuar më 31-08-2015, 11:01



UPDATE – Lexoni më posht: Reagon Bashkia Tiranë
Zyrtarisht nuk ka ndonjë informacion dhe të dhëna për ndonjë vendim këshilli bashkiak që një rruge në Tiranë t’i vihet emri “Edi Rama”, nuk ka.
Por nëse kjo është vendosur në hije, informacioni i është përcjellë edhe motorit të kërkimit Google, sepse aplikacionet Google Earth dhe Google Map e kanë përfshirë në sistemet e tyre, rrugën me emrin “Edi Rama” në afërsi të Surrelit.
Në zonë, askush nuk e di një fakt të tillë, por disa thonë se nëse kjo ka ndodhur, me shumë gjasa është bërë përpara zgjedhjeve, atëherë kur fshati i Surrelit ishte pjesë e komunës së Dajtit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





