Transmetuar më 31-08-2015, 10:37

Pickimi nga grenza i ka shkaktuar vdekjen një 47 vjeçari në Greqi.

Viktima, një banor i Iraklios në Greqi, baba i katër fëmijëve u raportua sot i vdekur, pasi më herët ishte pickuar nga një grenzë.

Autoritetet spitalore në ishullin më të madh grek, Iraklio, thanë se i ndjeri ishte duke ecur në një zonë të gjelbëruar jashtë qytetit, kur u pickua nga një grenzë.

Ai shkoi në farmacinë më të afërt dhe kërkoi mjekim ku mori kortizon për të lyer pjesën ku ishte pickuar.

Por nuk ia doli dot. Pësoi një gjendje këputjeje trupore dhe ra përtokë. Një ekip mjekësor me ambulance mori dhe e transportoi në spitalin e qytetit, por pak orë më vonë ndërroi jetë megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar. /a.b/noa.al/

Grerëzat po marrin jetë njerëzish

Ethet tropikale janë të rrezikshme, simptomat dhe kura e shërimit

Pse na pickojnë mushkonjat? Dhe çfarë i mban larg nesh

Si të shpëtoni nga mushkonjat dhe të flini rehat |VIDEO

Ju pickojnë shpesh mushkonjat, ja pse ndodh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd