Transmetuar më 31-08-2015, 10:15

Aventura e Blerim Xhemailit te Galatasaray është pranë përfundimit, pasi për atë ka shprehur interesim Xhenoa (Genoa).

Mesfushori zvicerian me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili është huazuar te Xhenoa, nga Gallatasaraji, skuadër për të cilën luajti sezonin e shkuar.

Për Xhemailin ky është një rikthim në Serinë A, pasi ka luajtur më parë me Napolin, Parmën dhe Torinon.

Mediat italiane publikuan këtë prapaskenë mjaft befasuese për të ardhmen e mesfushorit 29-vjeçar duke raportuar se ai është pranë rikthimit në Serie A.

Sipas Sky Sport, shqiptari është shumë afër të rikthehet në Itali dhe të veshë fanellën Genoas, vetëm pas një viti te Galatasaray.

Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit, ku klubi turk do të paguajë rreth 70 për qind të rrogës.

Negociatat kanë filluan të shtunën mbrëma dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Xhemaili arriti të paraqitet vetëm 11 herë për Galatan, kurse në Itali ai ka luajtur mbi 100 ndeshje me Torinon, Parman dhe Napolin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd