Transmetuar më 30-08-2015, 20:38



Një jaht luksoz me 11 emigrantë klandestinë nga Shqipëria dhe 14 të tjerë nga Vietnami është kapur në Amsterdam, i përgatitur për t’u nisur për në Angli.
Burime të policisë holandeze të cituara nga mediat vendase, bëjnë të ditur se emigrantët kishin paguar nga 4000 paund për të mbërritur deri në Britaninë e Madhe.
Të gjithë emigrantët ndodhen në qendrat e paraburgimit, ndërsa policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





