Transmetuar më 30-08-2015, 18:43

Njё tifoz i Uest Hemit (skuadёr nё Premier Ligёn angleze), duket se ishte shumё i sigurt qё ekipi i tij nuk do tё fitonte… Aq sa vendosi tё bёnte njё premtim jo shumё tё zakonshёm.

Njё ditё pёrpara ndeshjes Liverpul-Uest Hem, Jon High, postoi njё status nё tuiter duke thёnё se do tё bёnte njё tatuazh nё trup nё rast se skuadra e tij do tё fitonte.

Fitorja e Uest Hemit mungonte nё stadiumin e Liverpulit qё prej 52 vitesh, prandaj tifozi po e priste me padurim diҫka tё tillё.

Ndoshta askush nuk e kishte menduar qё fitorja do tё vinte, edhe pёrballё njё skuadre si Liverpuli, qё kёtё merkato ka afruar emra shumё tё mёdhenj duke shpenzuar miliona paund.

Ditёn e djeshme Uest Hem arriti tё shёnonte 3 gola nё “Anfield Road” duke korrur fitoren historike. Uest Hemi e bёri detyrёn, po tifozi a do ta bёnte tatuazhin?!

Sigurisht qё po. Komentet e shumta nё tuiterin e tij, por edhe gёzimi i madh nga kjo fitore bёnё qё Jon tё shkonte menjёherё nё njё studio tatuazhesh dhe tё vuloste pёrgjithmonё kёtё rezultat historic nё trupin e tij. Ai gjithashtu shkroi edhe emrat e autorёve tё golave.

Kjo nuk ёshtё hera e parё qё njё tifoz i Uest Hemit bёn njё veprim tё tillё, pasi edhe nё fitoren e parё ndaj Arsenalit me rezultatin 2-0, ishte njё tjetёr tifoz qё vendosi tё bёnte tatuazh. /g.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd