Transmetuar më 30-08-2015, 17:26

Dy persona humbën jetën sot në një galeri kromi që ndodhet në Dibër, pasi një masiv dheu i përfshiu fatalisht në punë e sipër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në një galeri kromi në Balgjaj të Selishtës në Dibër, raporton noa.al.

Bëhet fjalë për një galeri private ku sot ka patur një rrëshqitje të një masivi dheu dhe gurësh e për pasojë janë zënë poshtë Miftar Losha 25 vjeç, drejtuesi  teknik  i galerisë dhe punonjësi tjetër, Albert Losha rreth 20 vjeç, që të dy kushërinj.

Fillimisht nga masivi i dheut u nxor Miftar Losha, i cili rezultonte në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa pas rreth 40 minuta kërkimesh  u gjetur i  plagosur rëndë edhe Albert Losha.

Të dy minatorët humbën jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ata po transportoheshin me helikopter.

Policia thotë se ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd