Transmetuar më 30-08-2015, 15:54

Njё histori qё i ka lёnё tё gjithё me gojё tё hapur, gjithashtu edhe policёt qё e kanё arrestuar të dyshuarën që u rrëfye për ngjarjen dhe shkaqet.

Ngjarja e frikshme ndodhi në qytetin Hao të provincës Xinxiang në Henan, Kina Qendrore.

Njё grua e moshuar ka rrёmbyer djalin e fqinjëve, i cili ishte duke luajtur nё oborrin e shtёpisё sё tij. Ajo e futi nё njё furgon dhe mё pas i ka marrё jetёn.

E moshuara e varrosi vogëlushin duke menduar se do t’i shpёtonte ndjekjes pas kёtij krimi makabёr qё bёri.

Prindёrit e fёmijёs 5-vjeçar Minghan, bёnё kallёzim nё polici dhe prej tri javёsh vazhduan kёrkimet duke menduar se djali ishte rrёmbyer.

Në kuadrin e kërkimeve, rastësisht policia arriti tё vinte re gjurmë të hapjes së një grope nё oborrin e gruas sё moshuar. Ata filluan gёrmimet dhe gjetёn trupin e pajetё tё fёmijёs.

E moshuara e pranoi fajin, por me arsyen qё dha, ajo tronditi policinё. “Isha shumё e mёrzitur kur shihja se ai ishte mё i bukur dhe mё inteligjent se nipi im”, tha gruaja e vjetёr duke rrëfyer se ishte ajo që e rrëmbeu, vrau dhe groposi të voglin. /g.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd