
Persona të armatosur kanë sulmuar sot një aeroport të vogël në pjesën e trazuar jugperëndimore të Pakistanit, duke i vrarë dy inxhinierë dhe shkatërruar sistemin e radarëve.
Zyrtarët thanë se dhjetëra sulmues me armë automatike depërtuan në aeroportin e Jiwani në zonën e Gwadar.
Ky sulm u bë tri ditë pasi Pakistani ka shpallur gjendje alarmi për siguri të lartë në të gjitha aeroportet kryesore në këtë vend, me ç’rast është kërkuar edhe nga aeroportet e vogla, që të jenë tejet të kujdesshme.
Aeroportet në Pakistan janë nën kërcënim të vazhdueshëm, meqë tek to kanë pikënisjen, sulmet ajrore të aeroplanëve luftarakë kundër militantëve.
Në muajin qershor të vitit të kaluar, 10 militantë talibanë e sulmuan aeroportin në Karaçi dhe i vranë 27 vetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





