Transmetuar më 30-08-2015, 14:51

Vetёm 8 metra katrorё. Po po: Një shtëpi që në të gjithë sipërfaqen e saj është ve[ tetë metra katrorë. Por brenda saj mund tё kesh tё gjitha komoditetet qё ofrohen nё apartamente mё tё mёdhenj.

E vogёl, por e bukur, kjo hapësirë banimi që shihni në fotot dhe videon e mëposhtme, ёshtё dhoma e ҫudirave nё Paris.

Ata qё kanё qenё apo kanё jetuar nё kryeqytetin e Francës, e dinё mirë se strehimi ёshtё njё problem mё vete në këtë metropol të famshëm.

Shtёpitё aty janё tё vogla, ndёrsa ҫmimet tё larta. Po kështu dhe hotelet.

Tipike nё kёtё qytet janё dhomat gjithҫkabёrёse, qё ngjasojnё me njё studio tё vogёl dhe ndodhen nё katin mё tё lartё apo nё papafingon e ndёrtesave tё vjetra hausmaniane, tё cilat janё tё ndёrtuara nё shekullin e nёntёmbёdhjetё.

Kёto dhoma janё me shёrbim tё brendshёm dhe persona tё ndryshёm i dёshirojnё shumё ato.

Sepse aty mund tё gjesh komoditet.

Janё tё mobiluara mjaft mirё dhe me kujdes. Kanё njё dollap nё tё cilin fshihen rafte tё ndryshme. Tavolinё pёr tё studiuar, pёr tё ngrёnё, njё shtrat pёr tё fjetur dhe gjithçka tek njё ambient mjaft i ngrohtё.

E pra, ndoshta nuk e kishit menduar ndonjёherё, por mund tё jetohet edhe nё 8 metra katrorё.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd