Transmetuar më 30-08-2015, 12:36

Ethet tropikale është një sëmundje infektive që shkaktohet nga një virus, i cili shfaqet në katër steriotipe të ndryshme. Për të transmetuar këtë sëmundje janë mushkonjat që duke pickuar persona të ndryshëm, ndihmojnë në përhapjen e saj…

Nuk ka asnjë rrezik që kjo sëmundje të transmetohet në mënyrë direkt nga njeriu te njeriu. Por megjithatë, personat e prekur me këtë sëmundje janë 2.5 miliardë në të gjithë botën, ku 50 milionë regjistrohen çdo vit.

Një për qind e këtyre personave të prekur nga kjo sëmundje gjejnë vdekjen, ndërsa kjo shifër mund të shkojë deri në 20%, kur personat nuk marrin kurimin  e duhur.

Vendet e prekura

Mushkonja që transmeton këtë sëmundje është Aedes Aegypti, që merr me vete edhe një tjetër lloj sëmundjeje gripale që vjen nga Afrika. Megjithatë ethet tropikale janë të përhapura edhe në vende të tjera tropikale dhe subtropikale. Dhe për shkak të lëvizjes së rritur të njerëzve, ky virus haset kudo në Europë dhe më gjerë.

Në Evropë pacientët e kanë marrë këtë virus nga jashtë dhe prandaj nuk konsiderohet një virus i përhapur shumë…

Ethet tropikale njihen prej 2 shekujsh, por vitet e fundit kanë ndezur alarmin e shërbimit shëndetësor në Amerikën qendrore dhe në vendet aziatike, Kinë, Indi dhe Australi.

Simptomat

Ethet tropikale mund të jenë të fshehura ose të shfaqen në një mënyrë të tillë sa të shkaktojnë vdekjen. Dhimbja e kokës, dhimbja e syve, dhimbjet e muskujve, vjellja dhe irritimi i lëkurës janë disa nga simptomat e para, të cilat mund të zgjasin nga 3 deri në 4 ditë. Në rast se kjo sëmundje përhapet me shpejtësi në trupin e njeriut shkakton edhe hemorragji. Atëherë kemi një rast shumë të rëndë dhe sigurisht që duhet të drejtohemi drejt spitalit ose qendrës shëndetësore më të afërt.

Kura

Nuk ka një ilaç specifik për ethet tropikale, por këshillohet çlodhja duke qëndruar disa ditë në regjim shtrati. Gjithashtu mund të merren medikamente të cilat shërbejnë për të larguar gripin e thjeshtë, si dhe lëngje të ndryshme…

Kujdesi

Mënyra më e mirë që t’i shpëtosh ethes tropikale është përdorimi i metodave të ndryshme kundër mushkonjave nëpër dritaret dhe dyert e shtëpisë. Duhet bërë kujdes në orët e para të mëngjesit, kur mushkonjat janë më aktive…

Rasti i Salvatore Girone

Aktualisht ushtari italian Salvatore Girone është transferuar në New Delhi në Indi pasi është prekur nga ethet tropikale. Ai nuk është shumë rëndë dhe shkoi në spital vetëm për një kontroll të përgjithshëm, sepse siç thamë edhe më sipër, kjo sëmundje nuk ka një kurë specifike. Por Girone përfundoi në spital, pikërisht për shkak të ethes tropikale. /g.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd